100 ditët e Ancelottit

100 ditë është periudha që i jepet një qeverie të re për të bërë punët fillestare. Është periudhë e mjaftueshme për t’i dhënë përshtypjet e para. Të enjten, Carlo Ancelotti do t’i bëjë 100 ditë si trajner i Real Madridit. Ai erdhi në ditën e parë në klub me mesazhin: “Reali duhet të fitojë duke…

Sport

30/09/2013 15:30

100 ditë është periudha që i jepet një qeverie të re për të bërë punët fillestare. Është periudhë e mjaftueshme për t’i dhënë përshtypjet e para.

Të enjten, Carlo Ancelotti do t’i bëjë 100 ditë si trajner i Real Madridit. Ai erdhi në ditën e parë në klub me mesazhin: “Reali duhet të fitojë duke luajtur bukur. Një epokë e re po fillon për futbollistët. Do të jetë gjithçka në rregull, nuk do të kemi probleme”.

Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Pa marrë parasysh çka ndodh të mërkurën në ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Copenhagenit, Ancelotti ka vetëm një rezultat me çka mund të krenohet, festivalin e golave ndaj Galatasarayt (6-1).

Por, ka shumë probleme. Në fundjavë, Reali humbi derbin e qytetit kundër Atletico Madridid dhe mbetet pesë pikë prapa liderëve, Barcelonës dhe Atleticos, duke ngritur dyshime të menjëhershme nëse Ancelotti është njeriu i duhur për të kthyer ekipin drejt sukseseve.