10 momentet më të lumtura në jetën e një kosovari (Foto)

Lumturia është një gjë të cilën të gjithë e kërkojmë. Qoftë nëse ndjehemi të lumtur për më gjatë apo vetëm për një moment, kur ajo ndodh sigurisht se është ndjenjë e mirë.

Lifestyle

17/09/2015 16:59

Varësisht prej momenteve, kosovarët gjithmonë e përjetojnë lumturinë në mënyrë të ngjashme në përgjithësi.

Kështu, 10 momentet që ne mendojmë se janë më të lumturat në jetën e një kosovari, i kemi mbledhur më poshtë. Lexoni ato dhe komentoni nëse mendoni njëjtë.

1. Kur lindë djalë në familje
7004688-cute-baby-boy
Sigurisht, të gjithë jemi të njohur me këtë moment ‘të veçantë’ në jetën e një kosovari. Djali shihet si trashëgimtari i familjes, dhe zakonisht kur fëmija i parë lindë djalë kemi parë që bëhet festë e madhe – sidomos nëse djali lindë pas tri vajzave, atëherë festa është edhe më e madhe!

2. Kur vijnë mërgimtarët
z_1439126437-2661477
Vera padyshim që është një stinë ku njerëzit në përgjithësi ndjehen më mirë, por për një kosovar tipik, kjo stinë do të thotë edhe ardhja e mërgimtarëve – që i bie, argëtim më shumë dhe ndonjë dhuratë!

3. Kur ka dasmë
auto_DASEm1432131916
Martesa padyshim që është një ngjarje e lumtur për çdo njeri, qoftë ai kosovar apo jo. Por, një ngjarje e tillë përjetohet më ndryshe nga një kosovar – dhe në qoftë se martohet djali, nuk ka gëzim më të madh!

4. Kur vjen ‘rryma’
largea-foto-php1424969443
Problemet me energji elektrike përbëjnë një pjesë të veçantë në jetën e një kosovari, për të cilin nuk ka rëndësi se sa orë nuk ka rrymë, kur vjen, nga gëzimi harrohen orët e kaluara pa energji!

5. Kur e merr ‘vizën’
auto_viza
Padyshim që ky është një moment shumë i lumtur në jetën e një kosovari. Dhe, nëse pas disa tentimeve për të marrë vizë ai arrin të marrë atë, lumturia përjetohet edhe më mirë!

6. Kur vjen ‘Bajrami’
img-4433
Festat sjellin gjithmonë lumturi, qofshin ato fetare apo jo. Por, për një kosovar tipik, festa e Bajramit është me të vërtetë një ditë e lumtur – sidomos për fëmijët, të cilëve u dhurojnë para.

7. Udhëtimi me shkollë për në Shqipëri!
lgp
Viti i fundit i shkollës së mesme është një periudhë kur të rinjtë më shumë kënaqen se sa që i kushtojnë rëndësi mësimit. Dhe, para mbrëmjes së maturës, të gjithë e presin me padurim udhëtimin me shkollë për në Shqipëri.

8. Mbrëmja e maturës
largea_fotogm12051431430881
Pas udhëtimit 5-7 ditor për në Shqipëri, momenti tjetër më i lumtur në jetën e një kosovari është mbrëmja e maturës. Kësaj mbrëmje i kushtohet rëndësi e veçantë, ku maturantët dalin edhe jashtë limiteve financiare vetëm për t’u dukur sa më mirë në këtë natë. Ndryshe, dihet se gjatë kësaj mbrëmje ata parakalojnë në qytetin e tyre ku të gjithë dalin për t’i parë, shkruan Lajmi.net

9. Kur fiton partia që e mbështetë
maxresdefault
Kemi parë shumë herë kur simpatizantët e ndonjë partie pas fitores së saj kanë dalë në qytete dhe sheshe për ta festuar fitoren, duke dalë mbi vetura me flamuj të partisë përkatëse.

10. Kur pranon mbushje të celularit gabim
Screenshot_5

Na ka ndodhur të gjithëve që të pranojmë gabim ndonjë mbushje të celularit, zakonisht 1 euro, të cilat kanë ardhur në ‘momentin e duhur’ ndoshta dhe na kanë bërë të lumtur! (Lajmi.net)