​10 klube kalojnë me sukses licencimin për garat evropiane

Komisioni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në FFK ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, për edicionin garues 2025/26. Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, nëntë nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave. 10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses…

Sport

02/05/2025 18:35

Komisioni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në FFK ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, për edicionin garues 2025/26.

Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, nëntë nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave.

10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces dhe janë licencuar, duke e fituar të drejtën që varësisht nga rezultatet sportive, të paraqitën në garat e UEFA-s, kurse një klub nuk ka marrë licencën.

Klubet e licencuara janë Drita, Ballkani, Malisheva, Ferizaj, Gjilani, Prishtina, Llapi, Dukagjini. Ndërsa te femrat Dukagjini dhe Mitrovica. Klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.