10 fakte për Alice Munro

Si studente shiste gjakun e saj dhe hiqte barishte nga fushat me duhan. Me burrin e parë hapi librari, kurse me të dytin u martua pasi piu tre martini. Ka fituar betejën me kancerin. Vepra e saj konsiderohet “pothuajse e përsosur”.

ShowBiz

11/10/2013 15:00

1. Emri i saj i lindjes është Alice Laidlaw.

2. U lind më 10 korrik 1931, në Wingham të krahinës Ontario, në Kanada, vend i cili aktualisht ka 2800 banorë. E përmend shpesh vendlindjen e saj, ndonjëherë me emra të ndryshuar në Jubilee, ose Hanratty.

3. Babai i saj, Robert Laidlaw, ishte pasardhës i drejtpërdrejtë i James Hogg, poetit dhe romancierit skocez, autorit të romaneve The Private Memoirs dhe Confessions of a Justified Sinner.

4. Nisi ikjen në botën e librave pasi nëna e saj, që ishte mësuese, u diagnostifikua me një lloj të pazakontë të Parkinsonit. Alice ishte 10 vjeçe, më e madhja nga tre fëmijët.

Ditët e rinisë.

5. Fitoi bursë për të studiuar gazetarinë në University of Western Ontario, ku e mbajti veten financiarisht duke e shitur gjakun e saj dhe duke punuar nëpër ara – hiqte barishtet prej fletëve të duhanit. E botoi tregimin e parë, The Dimensions of a Shadow, kur ishte studente, në vitin 1950.

6. Ka bajpas në zemër dhe e ka fituar betejën me kancerin. Personazhi i një tregimi të saj lufton me kancerin.

7. Me burrin e saj të parë, Jim Munro, hapi librarinë Munro’s Books, e cila edhe sot është funksionale në qytetin Victoria. Veçantia e tyre ishte përqendrimi në shitjen e librave të lirë me kopertina të buta, në kohën kur shumë librashitës tradicionalë nuk i preferonin ato.

8. Burri i saj i dytë, gjeografi Gerry Fremlin, ishte mik i vjetër nga fakulteti. Ata vendosën të martoheshin pas takimit të sërishëm, pasi i pinë nga tre martini.

9. Kur në vitin 2009 e fitoi Çmimin Man Booker International, njëra ndër anëtarët e jurisë, Jane Smiley, e quajti veprën e saj “pothuajse të përsosur”.

10. Është qytetarja e parë kanadeze që fiton Çmimin Nobel për Letërsi (Nobelisti Saul Bellow është lindur në Kanada, por ka marrë shtetësinë amerikane në vitin 1941, 26 vjet para se ta fitonte Nobelin).

 

A.M.