1 vit pa Dr. Florin

Sot bëhet një vit nga vdekja e këngëtarit nga Shqipëria Dr.Flori.

ShowBiz

17/11/2015 11:28

Themeluesi i grupit West Side Family ndërroi jetë më 17 nëntor si pasojë e konsumit të tepërt të kokainës.

Ai kishte ndërruar jetë në apartamentin e tij para se të bëhej i mundur transportimi për në spital. Dr.Flori përveç se ishte reper, ai ishte kompozitor dhe tekstshkrues gjithashtu.

Grupi West Side Family u njoh më së shumti me këngët “Tirona dhe  Hou Çike Çike”.

Më vonë këngëtari u nda nga grupi, ai ka vazhduar më tej si solo artist duke bashkëpunuar me Aurela Gaçen me të cilën korri shumë sukses me këngën “Origjinale” që u be hit i verës, njofton Klan Kosova.

Florian Kondi i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.