Zyrtare: Stefan Ortega kalon tek Manchester City

Portieri gjerman, Stefan Ortega transferohet tek kampioni i Premier Ligës, Manchester City.

Sport

01/07/2022 11:13

Ortega i bashkohet ‘Citizens’ si një lojtar i të lirë, pasi i skadoi kontrata me Arminia Bielefeld, përcjell lajmi.net.

29 vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Mançesteri.

Ortega do të jetë portieri i dytë, pas Ederson, me Zack Steffen që do të largohet si huazim./Lajmi.net/