Vazhdojnë bisedimet për rinovim në mes Leaos dhe Milanit
Milan po vazhdon insistimin për rinovimin e kontratës së Rafael Leao. Leao ka kontratë me kampionin italian deri në vitin 2024, por ata e duan më gjatë. Drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime për të vazhduar kontratën, por nuk po bien dakord, transmeton lajmi.net. Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali,…

Sport
Milan po vazhdon insistimin për rinovimin e kontratës së Rafael Leao.
Leao ka kontratë me kampionin italian deri në vitin 2024, por ata e duan më gjatë.
Drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime për të vazhduar kontratën, por nuk po bien dakord, transmeton lajmi.net.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, paga është problemi i vetëm.
‘Rossonerët’ i kanë ofruar pesë milionë euro në sezon, ndërsa portugezi kërkon shtatë.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje ndërmjet tyre./Lajmi.net/