Përfundon ‘drama’ në Minatori, Ylli mbron titullin ndaj Trepçës

Ylli janë shpallur kampionë të këtij stinori në ligën e basketbollit në Kosovë.

Sport

02/06/2022 22:33

Golden Eagle Ylli janë shpallur kampion, pasi mposhtën 70:64 Trepçën, duke çuar serinë në 3:1.

U zhvillua një ndeshje shumë e barabartë, ku fituesi u vendos në çerekun e fundit, përcjell lajmi.net.

Mitrovicasit ishin në avantazh në dy çerekët ndaj ekipit nga Suhareka, por në fund më efikas u treguan Ylli.

Kështu Golden Eagle Ylli shpallen kampion të superligës së basketbollit për herë të dytë me radhë./Lajmi.net/