Konjufca i shpreh ngushëllime familjes Gucati 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vdekjes së Avdullah Gucatit, babait të kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit.

Lajme

27/05/2022 17:41

Konjufca, ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit e ka marrë me pikëllim, duke shtuar se Avdullahu do të kujtohet si një prind i dashur, fisnik, frymëzues i brezave për patriotizëm dhe atdhedashuri, shkruan lajmi.net

Tutje ai u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmeve dhe miqve të Gucatit.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati. Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri. Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, ka thënë Konjufca.