Hungaria me meritë mposhtë Anglinë
Kombëtarja hungareze ka arritur fitore të madhe ndaj Anglisë.

Sport
Hungaria ka arritur fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme ndaj Anglisë.
Gjatë pothuajse gjithë takimit, hungarezët ishin më serioz.
Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, ku kishin disa raste dhe ishin të vëmendshëm në mbrojtje.
Anglia kishin disa gjysmë raste, por nuk arritën të rrezikonin seriozisht portën e Hungarisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë kishte më shumë raste nga të dy kombëtaret.
Ishte minuta e 66`, kur vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në lojë Reece James shkaktoi penallti.
E i saktë nga pika e bardhë u tregua Szoboszlai, duke ia dhuruar epërsinë hungarezëve.
Me këtë fitore Hungaria ndodhet në vendin e parë në ligën A, grupin 3, ndërsa Anglia në pozitën e fundit me 0 pikë./Lajmi.net/