E kërkonin Barca dhe Arsenal, por është Chelsea klubi që arrin marrëveshje për Raphinhan

Chelsea si duket ka fituar garën për lojtarin e Leeds United, Raphinha.

Sport

28/06/2022 20:50

Raphinha është një lojtar mjaft i kërkuar këtë merkato.

Forma e tij e mirë me Leedsin ndikoi që disa klube të vihen pas tij.

Arsenal dhe Barcelona kanë qenë dy pretendentët kryesor për brazilianin, por sipas Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Oferta zyrtare prej 60-65 milionë funte plus shtesa është pranuar.

Ka mbetur vetëm të diskutohet për kushtet personale të brazilianit./Lajmi.net/