Twitter, Facebook dhe YouTube së bashku në gjyq
Familjarët e viktimave të Orlandos kanë denoncuar Twitter, Facebook dhe YouTube se kanë furnizuar me informacione ISIS. Për këtë ka lindur debati nëse rrjetet sociale, në mënyrë të pavullnetshme janë bashkëpunëtorë të terrorizmit? Kjo teori që deri sot është diskutuar vetëm mes ekspertëve të sigurisë kibernetike, shumë shpejt do të jetë lëndë studimi për jurisprudencën.
Fun
Familjarët e tre nga 49 viktimat e atentatit të 12 qershorit në lokalin e Orlandos akuzojnë Twitter, Facebook dhe Google se kanë furnizuar “me materiale mbështetëse” ISIS duke çuar në radikalizimin e atentatorit 29-vjeçar Omar Mateen. Gjyqi ka nisur në Michigan nga familjarët e Tevin Crosby, Javier Jorge-Reyes dhe Juan Ramon Guerrero. Sipas tyre, pa Twitter, Facebook dhe Google, në pronësi të së cilës është dhe YouTube, “rritja e menjëhershme e ISIS, që është bërë grupi më i madh terrorist në këto vitet e fundit, nuk do të ishte e mundur”.
Nëse rasti, që nuk ka precedent do të kishte sukses, atëherë do të ishte një revolucion në botën e rrjeteve sociale. Veprimi ligjor mbështetet në një klauzolë të Communication Decency Act, në SHBA, i cili që nga 1996 deri sot ka mbrojtur rrjetet sociale përsa i përket përgjegjshmërisë së përmbajtjes së postimeve, por që mund të dënohen për dehunim të të drejtave, algoritmeve të komplikuara, dhe që në rastin specifik ka shpërndarë me ISIS propagandën dhe ka ndihmuar financiarisht aktivitetin. Sipas televizionit amerikan Fox asnjë nga tre gjigantët e teknologjisë nuk ka kthyer një përgjigje apo koment për këtë kërkesë.