Shenjat që shfaqen 24 orë para vdekjes, keni kujdes
"Asgjë përveç vdekjes nuk është me rëndësi", thuhet në një proverb të vjetër.
Fun
Vdekja është e pashmangshme dhe kjo është arsyeja pse ne përpiqemi të mos mendojmë për të. Por, a e dimë se çfarë ndodh pak përpara se një person të vdesë dhe a mund të njihet ai moment?
Një ekspert thotë se ‘hungërima’ është një shenjë e vdekjes së sigurt që shfaqet tek dikush në 23 orët e ardhshme, shkruan New York Post, transmeton lajmi.net.
Ky fenomen ndodh në një perodhë kur personi nuk është në gjendje të gëlltisë. Një person i cili është afër vdekjes merr frymë ndryshe, thotë Daniel Marel nga Universiteti amerikan i Alabama-s.
Edhe pse tingulli është i frikshëm, mjekët sigurojnë që personi nuk ndjen dhimbje. Në raste të tilla, stafi mjekësor mund të ndihmojë dhe lehtësojë dhimbjen e pacientit duke e kthyer atë në krah për të pastruar rrugët e tij ajrore.
Shenja të tjera që tregojnë vdekjen e shpejtë janë: konfuzioni, zverdhje të shpeshta, duke u përcjellë nga nevoja për të marrë më shumë oksigjen, humbja e vetëdijes, ndërrimi i aromës së trupit, ankthi, si dhe ethet.
Vitin e kaluar, neurologu Cameron Shock zbuloi se çfarë ndodh 30 sekonda para se të vdes dikush. Sipas tij, në 10-20 sekondat e para humbet vetëdija, sensi i humorit, bashkë me aftësinë për të menduar. Ai thotë se në fund shihet një dritë në fund të tunelit tek secili person që përjeton vdekjen.
“Ne e dimë që ky fenomen ndodh në momentin kur truri nuk merr më oksigjen”, tha ai. /Lajmi.net/