Profesionet që rrezikohen më shumë nga diabeti
Stili i jetesës, dieta dhe puna që bëni kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm.
Lifestyle
Një studim i zhvilluar nga Instituti Karolinska në Suedi vuri re një korrelacion të ngushtë ndërmjet disa profesioneve dhe diabetit të tipit 2, transmeton lajmi.net.
Sipas hulumtimit, shoferët dhe punëtorët e fabrikave ishin ndër më të rrezikuarit nga gjendja shëndetësore.
Ndërkaq, drejtorët dhe pastruesit kanë tri herë më shumë prirje të kenë diabetin e llojit 2 sesa mësuesit apo fizioterapistët.
Nën llupën e studimit ishin 4,6 milionë qytetarë suedez përgjatë viteve 2006-2015. Në mesin e pjesëmarrësve vullnetarë, 202 mijë njerëz të anketuar ishin me diabet 2.
Rezultatet u botuan në revistën shkencore ‘Diabetologia’. /Lajmi.net/