​Përplasje me armë si në filma në liqenin në afërsi të Shën Naumit

Babë e bir janë përplasur me armë me policinë, në ndjekje e sipër, për t’iu shmangur arrestimit, duke shkrehur edhe plumba.

Lajme

20/07/2019 08:40

Spase Lipofski nga Misleshova e Strugës, ish-inspektor i UBK-së në pension, së bashku me djalin e tij, u pikasën nga policia gjatë aktit të tyre të kontrabandimit të një sasie të madhe droge.

Lënda narkotike ishte plot 50 kilogramë dhe dyshohet se ka qenë e kontrabanduar nga Shqipëria.

Alsat mëson nga burimet e tij lokale se të dy, babë e bir kanë rënë në pranga, pas një ndjekje plot tension në ujërat e liqenit kufitar, me motoskafe policore nga të dyja shtetet.

Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas nga Shqipëria, të cilët kanë qenë shitësit e mallit.

Policia heton më tej rastin dhe gjerësinë e rrjetit të kontrabandës, i njohur për policitë e të dy shteteve.

Mësohet se në kërkim janë edhe persona të tjerë, të cilët nga banorët kufitarë quhen shpesh si “baronë” lokal droge.