​Përfundon takimi Biden-Putin

Ka përfunduar biseda mes presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Bota

07/12/2021 19:42

Takimi i cili u mbajt përmes video-linkut zgjati dy orë dhe ishte i mbyllur për publikun.

Ky është takimi i dytë i liderëve të dy vendeve. I fundit ishte në Gjenevë në qershor të këtij viti.

Pas një video-takimi me homologun e tij rus Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së, Joseph Biden do të ketë biseda telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, njoftoi sonte Shtëpia e Bardhë.

Biden do të zhvillojë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe kryeministrat e Italisë dhe Britanisë së Madhe, Mario Draghi dhe Boris Johnson.

Shtëpia e Bardhë kujtoi se Biden bisedoi me ata liderë të hënën dhe u ra dakord që ata të mbeten “në kontakt të ngushtë”.