​Përfundon seanca, vazhdon më 15 mars

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila filloi me hedhje gazi dhe uji ka përfunduar para pak minutave.

Lajme

10/03/2016 16:14

Gjatë seancës e cila ka filluar rreth orës 11:00, janë miratuar një varg projektligjesh.

Këto projektligje janë miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët pasi hodhën dy herë gaz lotësjellës, lëshuan seancën.

Vazhdimi i seancës së sotme do të jetë më 15 mars (të martën e ardhshme). /Kp