​Osmani: Tragjedia në Artanë, alarm për institucionet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut sot në Minierën e Artanës.

Lajme

02/06/2020 16:21

Ajo me këtë rast ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës.

“Vdekja e dy minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda”, thuhet në telegramin e kryetares Osmani.  /Lajmi.net/