Katër të lënduar në një aksident në hyrje të autostradës në Prishtinë
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës.
Lajme
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Është pranuar informata se rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.
Gjithashtu, si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata. /Lajmi.net/