​Janjiq: Nëse s’gjendet një format i ri i dialogut, i gjithë procesi do të dështojë

Analisti serb Dushan Janjiq ka thënë se duhet gjetur një format i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në të kundërtën ky proces do të dështojë.

Lajme

08/12/2021 23:49

Ai në një intervistë për RTK ka thënë se dialogu nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe se ka pasur një mos vazhdimësi dhe nuk po ecën mirë si i tillë.

“Nuk janë vetëm palët negociuese, por përgjegjësi ka edhe ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak. Dialogu nuk mund të vazhdojë kështu dhe në fund secila palë do të gjejë aleatët e vet që të bëjë zgjidhjen e vet. Nëse nuk gjendet një format i ri i dialogut, kam frikë se i gjithë procesi do të dështojë”, ka thënë Janjiq, duke shtuar se dialogu duhet të përfundojë me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në rast të fitores së opozitës në Serbi, a mund të pritet normalizim i raporteve me Kosovës, Janjiq tha se për momentin nuk mund të dihet një gjë e tillë.