​Hamiti për skamnorin që shiti viçin: Kthejani paratë, kjo është marri

Teologu Xhabir Hamiti ka reaguar për rastin ku një të varfëri i është kërkuar nga BIK në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumë prej 417 euro, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam.

Lajme

05/02/2019 08:25

Hamiti thotë se nëse zyrtarët e Këshilli të Bashkësisë Islame në Vushtrri ia kanë marrë paratë si kusht për ta varrosur nënën e tij, duke e ditur se ai është në gjendje të rëndë sociale, vlerëson se kanë bërë gjestin më të ulët të mundshëm njerëzor.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë zotëritë e këtij Këshilli, është që menjëherë t’ia kthejnë parat këtij burri dhe ti kërkojnë falje. Nëse ngjarja është krejt kështu siç edhe u tha në lajmet e RTK-së, kjo është marri dhe në të njëjtën kohë idiotizëm !”, thotë Hamiti.

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/nuk-ia-varrosin-nenen-pa-para-detyrohet-ta-shes-vicin/

Sabri Beqirit nga Akrshtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti, siç raporton RTK, atij dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosin nënën me ritet e besimit islam.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të liruara nga pagesa.

YouTube player