​Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Magure

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajme

28/11/2021 08:56

Rasti është raportuar dje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është duke u hetuar.