“Fleni fleni, shkun gratë”, “dështim jeni” – Policia njoftoi për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët s’lanë gjë pa iu thënë në komente
Në Vitomericë të Pejës, Arlinda Zekaj u privua nga jeta nga kunati i saj, në shtëpinë e përbashkët me bashkëshortin ku e kishin krijuar familjen. Zekaj tri ditë para se të vritej kishte kërkuar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë që t’i ofrohej mbështetje dhe siguri pasi po i rrezikohej jeta, shkruan lajmi.net. “Uroj…
Lajme
Në Vitomericë të Pejës, Arlinda Zekaj u privua nga jeta nga kunati i saj, në shtëpinë e përbashkët me bashkëshortin ku e kishin krijuar familjen.
Zekaj tri ditë para se të vritej kishte kërkuar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë që t’i ofrohej mbështetje dhe siguri pasi po i rrezikohej jeta, shkruan lajmi.net.
“Uroj që të mos vije dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishtë një nga fjalitë e Zekajt në letrën drejtuar kryeprokurores.
Në lidhje me këtë vrasje, Policia e Kosovës ka bërë postim në rrjetin social Facebook.
Në po të njëjtin postim, qytetarët kanë komentuar ashpër drejtuar Policisë, duke i quajtur si të dështuar.
“Dështim jeni”, “fleni fleni, shkun gratë”, “gjaku i saj iu nxaftë krejtve bashkë”, “kriminela”, “komplet stacioni suspendim”, “të gërditshëm”, “marre, marre, turpi ia mbuloftë ftyrën”, janë disa n ga komentet e qytetarëve. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Komentet:

