IQP ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Komunën e Podujevës, nuk morën masa për siguri dhe shëndet në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës. Ky vendim ka ardhur pasi IQP ka konstatuar parregullsi që lidhen me mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë (SSHP). “Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen…

Lajme

26/10/2026 14:50

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës.

Ky vendim ka ardhur pasi IQP ka konstatuar parregullsi që lidhen me mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë (SSHP).

“Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: