​Dëshironi të humbni peshë? Mjafton të ndizni televizorin

Në rast të mungesës së disponimit, si dhe dëshpërimit për të humbur peshë, juve do iu mjaftonte të ndeznit televizorin.

Lifestyle

20/02/2019 23:50

Të paktën, kështu po pohon një hulumtim, i realizuar nga Universiteti i Westminster.  Sipas tyre, shikimi i filmave horror ndihmon në djegien e kalorive dhe, rrjedhimisht, edhe humbjen e peshës, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Richard McKenzie, sponzorizuan një testim në disa persona vullnetarë, të cilët i ekspozoheshin një filmi një orë e gjysmë.

Ata që shikuan film nga ky zhanër, ishin në gjendje të digjnin 113 kalori, e cila përkthehet në shetitje prej 30 minutave ose vrapim prej 15 minutash.

Këta tre filma shkaktojnë djegien më të madhe të kalorive në mesin e të anketuarve: “Shining” – 184 kalori “Jaws” – 161 kalori “Exorcist” – 158 kalori. /Lajmi.net/