​Avni Arifi kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë

Kuvendi i shtatë zgjedhorë i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, zgjodhi sot kryetarin e saj të ri, Avni Arifin.

Lajme

24/06/2015 19:59

Arifi, i cili ishte kandidati i vetëm i kësaj dege, u zgjodh unanimisht në mënyrë të hapur nga pjesëmarrësit e këtij kuvendi.

Me këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ka për qëllim që të planifikoj politika të mira dhe t’i zbatoj vendimet e marra. Përndryshe, sipas tij, nëse nuk ka këso planifikime, një parti nuk do të ketë sukses as gjatë qeverisjes, siç është duke ndodhur edhe tani në Kosovë.

“Sot në Kosovë po të donë me pas sukses mund ta lehtësojnë punën, p.sh Qeveria e sotme me dashtë me pas sukses mundem me thjeshtësuar punën. Një qeveri që është me kaq probleme në vend nuk ka kohë me qëndruar një javë në Bruksel, po besoj vendet e pasura, vendet zhvillimore nuk kanë kohë me qëndrua nga një javë në ndonjë qytet se kanë shumë dinamike në vend, kanë shumë probleme, kanë shumë tema”, tha Haradinaj, raporton Kosovapress.

Ai, po ashtu përkrahu kryetarin e ri të kësaj dege, duke u shpreh i bindur se ai do të punoj shumë në mënyrë që këtë degë ta qoj edhe më përpara.

E kryetari i sapozgjedhur i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, tha se ai do të punoj në atë mënyrë që shumë shpejt çdo lagje dhe fshat i Prishtinës të ketë nga një degë të AAK-së. Me këtë, sipas tij, ata do të jenë sa më afër qytetarëve dhe do të arrijnë t’i njohin më mirë problemet e tyre.

Ai shtoi se ka hyrë në këtë kandidaturë me një besim të plotë që të arrijë një rezultat i cili është në përputhje me vizionin e AAK-së.

“Unë kam hyrë me një besim të plotë, por besimi im nuk buron nga potenciali, nuk buron as nga kapaciteti, por buron nga struktura e Aleancës, nga njerëz të Aleancës, që siç e përmendin edhe kryetari që 15 vite me besnikëri dhe dedikim kam shërbyer për Aleancës pavarësisht që kjo nuk është shpërblyer me pushtet, ata vazhdojnë të jenë në Aleancë, të besojnë në vizionin e Aleancës dhe të synojmë dhe të arrijmë një rezultat që është në përputhje me vizionin e Aleancës”, tha Arifi.

E Besnik Tahiri, tani më ish-kryetarë i kësaj dege, tha se ai ka vendosur që të pauzoj nga zgjedhjet e Degës, duke theksuar se do të vazhdoj të jap kontributin e tij në AAK në fusha të tjera.

“Unë kam vendosur të pauzoj prej zgjedhjeve, arsyeja është shumë e thjeshtë për 7 vjet pesë herë kam garuar në zgjedhje dhe kjo më bën që pak a shumë ta thërras edhe intuitën dhe vizionin tim që të marrë pak pushim që nuk do të thotë asnjëherë largim nga detyra dhe përgjegjësia, por definitivisht një pushim në garën elektorale dhe zgjedhore dhe partisë që unë i takoj, Aleancës së Prishtinës të ja jap jep mbështetjen në fusha tjera”, tha Tahiri