​24 të vdekur dhe 323 raste të reja meCovid-19 në Maqedoninë Veriore

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2928 teste të kryera janë regjistruar 323 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 96 vetëm në Shkup.

Lajme

05/05/2021 21:07

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 714 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.197 raste, prej të cilëve 135.367 janë shëruar, kurse 5.016 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.754 raste aktive me virusin korona.