​Përfaqësuesit e Mynihut: Bavaria është në fund të mundësive të veta

Në Gjermani, përkatësisht në stacionin hekurudhor në Mynih vetëm gjatë vikendit kanë arritur 15 mijë e 500 refugjatë nga Hungaria.

Bota

06/09/2015 23:36

Ky numër, siç tha përfaqësuesja e qarkut të Mynihut Simone Hilger, ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka sjellë në kufijtë e fundit krahinën e Bavarisë.

“Kapacitetet tona po shteren. Ne jemi në kufi dhe kjo është shumë e qartë”, tha ajo, raportojnë mediat gjermane, duke shtuar se në stacionin e trenit në Mynih pritet ardhja e një treni me rreth 2,200 persona.

Refugjatët nga Hungaria të cilët në Mynih kanë ardhur nëpërmes Austrisë, janë shpërndarë nëpër landet gjermane ndërsa mediat raportojnë se kryesisht bëhet fjalë për sirianë.