​Fiorentina kërkon dy futbollistë shqiptarë

Fiorentina po interesohet për mesfushorin shqiptar Pajtim Kasami.

Merkato

14/08/2015 14:45

Trajneri i Fiorentinës, Paulo Souza dëshiron të ndërtoj një skuadër që do të marr pjesë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm dhe për këtë dëshiron të përforcoj mesfushën.

Alternativa e parë është Pajtim Kasami, shqiptari i Zvicrës, që luan në Greqi për Olimpiakosin, shkruan Express.

Nuk jepen shifra sesa mund të kushtojë Kasami apo se çfarë rrogë mund të marrë në Firence, mirëpo mediat në Italia shkruajnë se bisedimet tashmë kanë nisur.

Në rast se dështon Kasami, atëherë Fiorentina po mendon për mesfushorin tjetër shqiptar Ergys Kaçe, i cili po ashtu luan në kampionatin grek.