Brenda 24 orëve ngrihen 38 aktakuza kundër 57 personave
Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore të vendit janë ngritur 38 aktakuza kundër 57 personave për vepra të ndryshme penale.
Lajme
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 7 të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuar, si dhe ka ngritur 15 aktakuza kundër 27 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 7 aktakuza, kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 4 persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Dy të mitur janë ndalur për 24 orë për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë tru por”, dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër katër personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje 48 orë dhe ka ngritur tri aktakuza kundër 9 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa ajo në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.