Zyrtari i VV-së: Vetëvendosja s’duhej ta përkrahte Bahtirin, ai është mashtrues

Një zyrtar i Vetëvendosjes ka mbetur i habitur me vendimin e partisë së tij për të mbështetur Agim Bahtirin në balotazh.

Lajme

13/11/2017 22:52

Azdren Shala, koordinator i VV-së për Dragash thotë se Bahtiri është një mashtrues ordiner, dhe marrëveshjen e VV-së me të e quan, si një interes i dikujt në degën e Mitrovicës.

Kjo qasje sipas tij, është tregues se në Mitrovicë, Vetëvendosje nuk ka votues e aktivistë por vetëm robotë me komandë.

Ky është postimi i tij i plotë:

PËRTEJ POLITIKËS

Agim Bahtiri është strehë e t’gjitha veseve, pikë. Unë akoma besoj që votuesit dhe aktivistët e VETËVENDOSJE!-s (pjesë e të cilëve jam dhe unë), edhe në Mitrovicë, janë aq të vetëdijshëm sa që të mos bijën viktimë e lakmisë së disa personave në atë qendër të VV, për tu bërë palë me një mashtrues ordiner si puna e Agim Bahtirit. E kundërta, të bën të kuptosh që, të paktën në Mitrovicë, VETËVENDOSJE! nuk ka aktivistë e votues, por robotë me komandë.
Qysh votohet Agim Bahtiri a po m’tregon dikush, pavarësisht rrethanave?