Zyrtare: Trezeguet rikthehet në Juventus

David Trezeguet është rikthyer në Juventus, jo në rolin e dikurshëm të sulmuesit, por ylli francez është emëruar si ambasador i klubit në Japoni.

Sport

29/01/2015 19:18

David Trezeguet sërish në Juventus. Jo më si futbollist, por në rolin e ambasadorit të klubit në Japoni, ka njoftuar kampioni i Italisë.

Ish ylli francez, i cili javë më parë i dha fund karrierës si futbollist, është rikthyer tek gjiganti torinez, në një rol të ri.

Madje, ai sot ka ateruar në ishullin Kyushu në Japoni për të marrë pjesë në disa ngjarje përfshire inaugurimin e JLounge, të shtunën më 31 janar.

Trezeguet kaloi pjesën më të ndritur të karrierës së tij në Juventus nga 2000 deri më 2010 duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të klubit.