Zyrtare: Stankovic në Inter

Dejan Stankovic është rikthyer në Inter. Ish mesfushori është emëruar në postin e menaxherit të ekipit të parë.

Sport

19/06/2015 12:23

Inter ka konfirmuar angazhimin e ish mesfushorit serb, Dejan Stankovic, në rolin e menaxherit të ekipit.

“Rikthimi në Inter është një nder. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar sepse gjithmonë kam thënë, ngjyrat zi e kaltër janë në lëkurën time”, deklaroi Stankovic për faqen zyrtare të Interit.

Stankovic është rikthyer në klubin me të cilin bëri 326 paraqitje, duke realizuar 42 gola, para pensionimit më 2013.

“Në ditën kur kam kuptuar se nuk do ta vesh më fanellën e Interit, kam qarë. Tani rikthehem këtu, me krenari dhe përkushtim për punë në një rol të ri”, u shpreh ai.