ZYRTARE: Shqipëria fton futbollistin e njohur nga Kosova (FOTO)

Eros Grezda do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën më 6 dhe 9 tetor.

Sport

30/09/2016 14:26

Lajmi qarkullonte prej disa ditësh, por tani është zyrtar: Eros Grezda do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën më 6 dhe 9 tetor.

Në pritje të listës që do të shpallë trajneri De Biasi, është Lokomotiva e Zagrebit që e ka zyrtarizuar sot grumbullimin e 21-vjeçarit.

Përmes një postimi në “Facebook”, klubi nga kryeqyteti kroat bën me dije se mesfushori me tipare sulmuese ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë.

“Me krenari njoftojmë se Eros Grezda, deri tani pjesë e Shqipërisë U-21, është thirrur për herë të parë nga ekipi A i Shqipërisë për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës”, thuhet në postimin e Lokomotivës, përcjell “Panorama Sport”.

21-vjeçari nga Gjakova ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen U-21 të kuqezinjve, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol në shtatë ndeshje të Super Ligës kroate me Lokomotivën e Zagrebit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.