ZYRTARE: Shkëputet kontrata, lamtumirë Milan

Kompania e veshmbathjeve sportive Adidas ka shkëputur kontratën me ekipin e Milanit.

Sport

24/10/2017 10:33

Adidas nuk është më sponsor teknik i Milanit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi nga San Siro.

“Milan dhe Adidas kanë vendosur bashkërisht për ndërprerjen e parakohshme të kontratës së vlefshme për sezonin 2017-2018”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Milan, përcjell “lajmi.net”.

Marrëveshja mes palëve ishte valide nga 1 korriku i vitit 1998.

Gjatë kësaj periudhe Milan arriti suksese të mëdha përfshirë 2 tituj të Ligës së Kampionëve, 1 titull të kampionit botëror për klube, 2 Superkupa të Evropës, 3 Scudetto, 2 Superkupa të Italisë dhe 1 Coppa Italia. /Lajmi.net/