ZYRTARE: Sergi Roberto – Barcelona, deri më 2022, klauzola 500 milionë euro!

Sergi Roberto ka konfirmuar të ardhmen e tij te klubi katalan deri në verën e vitit 2022.

Sport

19/01/2018 11:53

Sergi Roberto ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Futbollisti ka konfirmuar të ardhmen e tij te klubi katalan deri në verën e vitit 2022, ka bërë të ditur Barcelona nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare.

Roberto është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë të re pas Gerard Piques, përcjell “lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, ai do të ketë klauzolë prej 500 milionë euro. /Lajmi.net/