ZYRTARE: Real Madrid pa katër futbollistë ndaj Betisit

Real Madrid nuk do të jetë i kompletuar ndaj Real Betisit.

Sport

19/09/2017 14:07

Real Madrid do të jetë pa katër futbollistë në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Betisit.

Pas Mateo Kovacic, Karim Benzema e Jesus Vallejo, është lënduar edhe Theo Hernandez.

Mbrojtësi i majtë u lëndua në sfidën kundër Real Sociedad, të cilën Real Madridi e fitoi 3:1.

Ai dëmtoi shpatullën dhe nuk është paraqitur sot në stërvitje të “Los Blancos”, ndërsa munguan edhe Kovacic, Benzema e Vallejo.

Real Madrid kërkon fitoren për ta ndjekur hapin e Barcelonës. /Lajmi.net/