Zyrtare: Mustafi në Valencia

Shkodran Mustafi është transferuar në Valencia. Qendërmbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2019.

Sport

06/08/2014 23:39

Shkodran Mustafi është zyrtarisht futbollist i ri i Valencias.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll, pas largimit nga Sampdoria, që përfitoi rreth 8 milionë euro nga shitja e tij.

“Valencia ka arritur marrëveshje me Sampdorian për transferimin e mbrojtësit Mustafi, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2019”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Valencias.