Zyrtare: Mandzukic në Atletico Madrid

Mario Mandzukic është futbollist i ri i Atletico Madridit. Kampioni i La Ligës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Bayern Munichun për transferimin e golgeterit kroat.

Sport

10/07/2014 16:04

Nga Bundesliga në La Ligë. Mario Mandzukic ka nënshkruar për Atletico Madridin.

“Atletico Madrid dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë për katër sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kampionit të La Ligës.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka humbur sulmuesin Diego Costa i cili është transferuar në Chelsea, por ka siguruar një yll të ri, Mario Mandzukic.

Reprezentuesi kroat u largua nga Bayern Munich pas ardhjes së Robert Lewandowskit nga Borussia Dortmund.