Zyrtare: Kosova ndeshet me FC Wil

Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar edhe një ndeshje miqësore. Ekipi i selektorit Albert Bunjaku do të luajë si mysafire e skuadrës zvicerane FC Wil më 12 tetor.

Sport

02/10/2014 21:44

FC Wil do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Përfaqësueses së Kosovës.

Klubi zviceran ka konfirmuar aranzhimin e ndeshjes miqësore me skuadrën e selektorit Albert Bunjaku.

Dueli në fjalë do të zhvillohet më 12 tetor në stadiumin IGP Arena në Zvicër.

Derisa së fundmi kanë qarkulluar njoftime se Kosova është duke bërë përpjekje të aranzhojë një miqësore me luksoze me Brazilin, vjen lajmi se djelmoshat e Bunjakut do të sfidojnë ekipin modest nga liga e dytë e Zvicrës.