Zyrtare: Ja sa do të mungojnë Modric dhe Marcelo

Luka Modric dhe Marcelo kanë kryer sot ekzaminimet mjekësore, pas lëndimeve në ndeshjen ndaj Malagas.

Sport

23/01/2017 13:42

Kroati Modric ka pësuar lëndim më të lehtë dhe do të mungojë për 10 ditë.

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, përcjellë “lajmi.net”.

Situata me Marcelon qëndron ndryshe, i cili s’guxon të shkelë në fushën e blertë për një muaj.

Ngushëllim për trajnerin Zinedine Zidane është rikthimi i Modric për sfidën e parë ndaj napolitanëve. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6