ZYRTARE: FFK gëzon trajnerët

Federata e Futbollit e Kosovës sot për herë të parë pas pranimit në UEFA e FIFA ka bërë shpërndarjen e Licencave C të UEFA për 24 trajnerët që kanë ndjekur kursin e organizuar nga FFK në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë.

Sport

27/03/2018 18:42

Ky kurs kishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar dhe trajnerët pjesëmarrës iu nënshtruan katër testimeve për t’u pajisur në fund me certifikatën dhe licencën C të UEFA-s.

Të pranishëm në ndarjen e këtyre licencave krahas nënkryetarit të FFK-së, Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, drejtorit teknik, Michael Nees dhe Sanije Krasniqit, menaxhere e Grassroots, ishin edhe zëvendëspresidenti i DFB-së, Ronny Zimmermann dhe përfaqësuesja e ambasadës gjermane, Clara Duske.

Në fund, të gjithë trajnerëve u janë ndarë certifikatat dhe ID e Licencës C të UEFA-s, derisa Granit Dervisholli, i cili u tregua më i suksesshmi në këtë kurs është shpërblyer nga DFB me një fanellë të Kombëtares së Gjermanisë, si dhe nga FFK me një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe me një plaketë.