ZYRTARE: Barcelona paguan klauzolën, 39.5 milionë euro për përforcimin e ri

Në ditën e prezantimit të mesfushorit Arthur, Barcelona ka sjellë një përforcim të ri.

Sport

12/07/2018 15:36

Barcelona ka zyrtarizuar një përforcim të ri.

Klubi katalan ka konfirmuar marrëveshjen me Sevillan për blerjen e mbrojtësit Clement Lenglet.

Në ditën e prezantimit të mesfushorit Arthur, Barcelona ka sjellë një përforcim të ri.

Skuadra kampione e La Ligës ka paguar klauzolën me vlerë prej 39.5 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/