Zyrtare: Atletico transferon Correan

Atletico Madridi ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë shërbiemt e 19 vjeçarit, Angel Correa nga skuadra e San Lorenzos.

Sport

14/12/2014 18:13

Talenti 19 vjeçar, Angel Correa është transferuar në Vicente Calderon nga skuadra San Lorenzo.

Atletico kishte arritur marrëveshje për të transferuar lojtarin për 7.5 milionë euro edhe më herët, mirëpo ky transferim u bllokua pasi ai kishte probleme me zemër.

Sidoqoftë, pas një operacioni të bërë në Neë York dhe pas plotë gjashtë muajve rikuperim, ai tashmë është transferuar te Atletico.

Lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën spanjolle. Ai luan në pozitën e sulmuesit. Argjentinasi konsiderohet si ‘Aguero i ri’ pasi posedon aftësi të ngjashme me atë të bomberit të Cityt, njëkohësisht, ish-lojtarit të Atleticos.