Zyrtare: Atletico Madridi huazon Torresin

Skuadra spanjolle, Atletico Madridi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Milanin për të huazuar sulmuesin, Fernando Torres.

Sport

29/12/2014 10:05

Tashmë gjithçka është zyrtare. Atletico Madridi ka arritur të huazojë Fernando Torresin nga Milani.

Spanolli nuk ka arritur të tregojë formën e tij te skuadra italiane, duke shënuar deri tani vetëm një gol në Serie A.

Sulmuesi aktual i Atleticos, Alesio Cerci pritet të kalojë te Milani, pasi zyrtarizimi i këtij transferimi është vetëm çështje orësh.