ZYRTARE: Asensio – Real Madrid, deri më 2023

Marco Asensio ka konfirmuar të ardhmen e tij në Real Madrid.

Sport

29/09/2017 15:00

Marco Asensio ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2023.

Asensio ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për “Los Blancos” gjatë këtij sezoni.

Ai u transferua në klub në vitin 2014 por u huazua te Real Mallorca para rikthimit në Madrid më 2016, përcjell “lajmi.net”.

Sipas AS, klauzola e Asensios do të jetë 500 milionë euro, i cili me kontratën e re do të ketë kushte më të mira ekonomike. /Lajmi.net/