Zidane thyen rekordin negativ të Benitezit

‘AS’ shkruan se trajneri francez ka bilanc më të dobët se ai i Rafael Benitezit në sezonin 2015-16.

Sport

05/12/2017 07:32

Zinedine Zidane dhe Real Madrid nuk i kanë punët mbarë gjatë këtij sezoni në La Ligë.

E përditshmja sportive madrilene ‘AS’ shkruan se trajneri francez ka bilanc më të dobët se ai i Rafael Benitezit në sezonin 2015-16.

Zidane dhe “Los Blancos” kanë grumbulluar 28 pikë dhe kanë shënuar 25 gola, deri më tani.

Kurse, skuadra e Benitezit kishte 30 pikë e 32 gola të shënuar, prapë më mirë se Zidane për nga numri i pikëve. /Lajmi.net/