Zidane: Salah është një lojtar i madh, e vlerësoj shumë

Zinedine Zidane ka refuzuar të flas për një interesim të mundshëm të Real Madridit në yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, por kjo nuk e ka penguar t’i thur lavde atij.

Sport

15/12/2017 19:06

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gremion në finalen e Kupës së Botës për Klube, Zidane ka thënë se Salah është një lojtar i madh, që po rritet nga dita në ditë e që e vlerëson shumë.

Salah po kalon një sezon të mirë në Premierligë te Liverpool, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës, diçka që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mbretërit.

“Ai është një lojtar i madh, ashtu ishte edhe në Romë, dhe tani në Liverpool”, ka deklaruar Zidane.

“Është një futbollist i rëndësishëm dhe gjithnjë po rritet, është i ri dhe mund të japë edhe më shumë, unë e vlerësoj shumë atë”, ka shtuar Zidane./Lajmi.net/