Zidane nuk po ia thotë këtë përgjigjje Perezit

Zinedine Zidane ende nuk e ka njoftuar presidentin Florentino Perez nëse do tëe mbetet ose largohet nga posti, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

24/03/2018 12:48

E ardhmja e Zinedine Zidane në Real Madrid vazhdon të jetë një enigmë.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se trajneri ende nuk e ka njoftuar presidentin Florentino Perez nëse do tëe mbetet ose largohet nga posti, pas përfundimit të këtij sezoni.

Zidane spekulohet se ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain që ka filluar kërkimin për një pasardhës të Unai Emery, pas këtij stinori, përcjell “lajmi.net”.

Por, Zidane ende duket i pavendosur derisa Perez është në pritje të një vendimi final nga francezi. /Lajmi.net/