Zidane: Me Ronaldon asgjë nuk është e pamundur

Zinedine Zidane ka thënë fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldo.

Sport

26/05/2017 19:20

Në një intervistë për faqen e UEFA-s, Zidane e ka vlerësuar lartë yllin e Real Madridit.

“Ai tregon se çfarë mund të bëjë në fushë, duke shënuar gola. Ai tani ka shënuar mbi 400 gola për Real Madridin në të gjitha garat”, deklaroi Zidane.

“Këto janë shifra të paarritshme, por me atë asgjë nuk është e pamundur”, ka shtuar ai./Lajmi.net/